Apelet bien në vesh të shurdhër, kamioni “bie” në shatërvanin në sheshin e Shkupit

23.11.2022 18:51

Apelet e autoriteteve...

Apelet e autoriteteve për mos lëvizje të automjeteve në hapësirën e shatërvanit në sheshin “Maqedonia” në Shkup duket se kanë qenë të kota.

Sot atje sërish u fundos një kamion. Kamioni me targa të huaja i një kompanie private, nuk kishte asnjë autorizim për të lëvizur në shesh megjithëse nga kompania u arsyetuan se kanë dërguar kërkesë për qarkullim në këtë zonë në qytetin e Shkupit por ende nuk kanë përgjigje. 

Shoferi ishte  shtetas i Turqisë, është ndaluar dhe dërguar në gjykatë.

Qyteti i Shkupit pas kontrollit ka shqiptuar sanksion që personi juridik do të duhet ta paguajë në afat prej 10 ditësh, në të kundërtën do të vijojë kallëzim kundërvajtës dhe penal.