Transporti privat në grevë, “Slloboda Prevoz”: Do të bllokojmë rrugët e Shkupit

23.11.2022 18:11

Revolta e transportuesve privatë vazhdon....

Revolta e transportuesve privatë vazhdon. Nga kompania “Slloboda Prevoz” i kanë ndërprerë linjat e autobusit 9, 12, 23 dhe 45 dhe nuk kanë transportuar udhëtarët për shkak të borxhit të papaguar ndaj tyre nga Qyteti i Shkupit. Nëse nuk arrihet marrëveshje, paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugët e kryeqendrës.

Ata akuzojnë se e gjithë kjo bëhet që të eliminohen transportuesit privat ose të pastrohet terreni për ta marrë dikush tjetër.

“Kemi ardhur në prag të urisë, kjo është fjalë e vogël të themi kështu. Kemi ardhur në gjendje ku përmbaruesit na trokasin në derë, sepse jemi në borxh për naftë, kredi dhe të ngjashme.”,- tha Kemal Muriq nga “Slloboda Prevoz”.

“Kemi kërkuar disa herë takim me kryetaren, Daniella Arsovska, sepse kemi pasur probleme financiare, ky problem është i kahmoçëm dhe vazhdimisht është zvarritur. Ajo nuk na i paguan borxhet dhe e ka thyer marrëveshjen që ka bërë me “Slloboda Prevoz.”,- theksoi përfaqësuesi nga “Slloboda Prevoz”.

Kompanitë private të transportit "Makeexpress" dhe "Sloboda prevoz" e lidhin njërën pjesë të qytetit të Shkupit me tjetrën me 15 linja autobusësh.

Nga "Sloboda prevoz" thonë  se pa prezencën e tyre, transporti publik i kryeqytetit do të pësojë kolaps. (Farije Dauti Bakiu, TVM2)