Futboll

Chelsea arrin finalen

28.01.2015 09:54

Chelsea ka arritur të sigurojë finalen e parë të vitit, duke e mposhtur Liverpoolin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Capital One Cup, Kupës së Ligës angleze...

Serbi Branislav Ivanovic ka shënuar golin vendimtar dhe të fitores së ekipit të Jose Mourinhos, gjatë vazhdimeve, pasi që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë në kohë të rregullt. 
 
Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta, ku referi shpërndau 9 kartona të verdhë, prej të cilave 5 në vazhdime, derisa nuk munguan edhe rastet, ku mund të thuhet se më të mirën e kishte Liverpooli, përmes Alberto Morenos në pjesë të parë, dhe të Sterlingut në pjesë të dytë, që të dy rastet u ndaluan nga gardian i portës së londinezëve Thibaut Courtois.