Qeveria nis procedurën për anulimin shtetësisë për Onishcenkon
23.11.2022 20:23
Qeveria informon opinionin....

Qeveria informon opinionin se në përputhje me nenin 14 të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar që të fillojë aktivitetet për anulimin e vendimit për pranim në shtetësi të Maqedonisë së Veriut për personin Aleksandër Onishchenko.
Qeveria nisi kërkesën për heqjen e shtetësisë së Onishchenkos, pas seancës së mbajtur të qeverisë, në të cilën Agjencia e Sigurisë Kombëtare informoi për rastin.
