Botë
SHBA mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat
24.11.2022 08:44
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat...

Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat, duke e cilësuar atë një hap gjigant përpara drejt qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin.
Zëdhënësi i DASH, Ned Price, ka përgëzuar të dy vendet, e u ka bërë thirrje, që të përqendrohen plotësisht në normalizimin e marrëdhënieve, nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Vendimi i palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e DASH.
