Botë
Osmani falënderon Amerikën për arritjen e marrëveshjes në Bruksel
24.11.2022 09:05
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Twitter ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter.
