Botë

Ushtria izraelite shemb shkollën palestineze në Bregun Perëndimor

24.11.2022 12:14

Shkolla e ndërtuar së fundmi, u jepte mësim 22 nxënësve nga katër fshatra të ndryshëm në jug të territorit të pushtuar...

Shkolla e ndërtuar së fundmi, u jepte mësim 22 nxënësve nga katër fshatra të ndryshëm në jug të territorit të pushtuar të Bregut Perëndimor, ku rezidentët palestinezë përballen me dëbim të detyruar.
Forcat izraelite kanë shembur sot shkollën fillore të ndërtuar së fundmi në zonën Masafer Yatta në Bregun Perëndimor, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jazeera.
 
Zyrtarët e rezidentët vendas thanë se ushtria fillimisht kishte bastisur zonën dhe më pas shembën shkollën që ndodhej në fshatin Isfey al-Fauqa.
 
“Ata nisën shembjen teksa mësimi me nxënësit vijonte brenda saj,” tha kreu i këshillit të Masafer Yatta, Nidal Younis, për rrjetin Al Jazeera.
 
“Ata përdorën bomba zhurmuese për të trembur fëmijët që të dilnin jashtë”, shtoi ai.
 
Gjykata e lartë izraelite dje një kërkesë për ngrirjen e urdhërit të shembjes së shkollës, sipas Këshillit Norvegjez të Refugjatëve.
 
Një përfaqësues ushtarak izraelit për çështjet administrative tha se shkolla ishte ndërtuar “ilegalisht” në një zonë të dizenjuar si “territor zjarri”.