Maqedoni

Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e Unionit për Mesdheun, ministri Osmani në Barcelonë për aktin solemn

24.11.2022 12:36

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Barcelonë do të marrë pjesë në aktin solemn të anëtarësimit...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Barcelonë do të marrë pjesë në aktin solemn të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun, i cili do të mbahet në kuadër të Forumit të Shtatë Rajonal të Organizatës.
 
Pas pranimit të vendit në Union, Osmani do të marrë pjesë në punën e takimit si përfaqësues i një anëtari të barabartë të organizatës.
 
Unioni për Mesdheun u krijua në Samitin e parë të Kryetarëve të Shteteve apo Qeverive nga rajoni Euro-Mesdhetar, i mbajtur në Paris më 13 korrik 2008. Ai përfaqëson një kornizë për rregullimin e marrëdhënieve shumëpalëshe midis BE-së dhe vendeve mesdhetare që nuk janë pjesë e Unionit.