Komuna e Kërçovës përkujtoi Gazmend Ukallin
Akademia përkujtimore kushtuar punëtorit të zellshëm....

Akademia përkujtimore kushtuar punëtorit të zellshëm të komunës së Kërçovës, të riut modest që humbi jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, filloi me dokumentarin “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli”, që shpalosi veprimtarinë e tij rinore dhe kontributin e dhënë në aktvitetet si pjesë e Forumit Rinor të BDI-së dhe kabinetit të kryetarit Fatmir Dehari.

Gazmendi ishte i urtë, i arsyeshëm dhe shumë logjik në veprime, ishte përkushtues në detyrat dhe obligimet e administratës komunale dhe një model veprimi për gjeneratat e reja. Për humbjen e këtij djaloshi dhe të fejuarës së tij nga Tetova, Albina Beluli, foli kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, kryetarja e degës, Ardita Dani, anëtarët e familjeve dhe kolegët e tij të punës.

Në fund të këtij manifestimi, kryetari Dehari pjestarit të kabinetit të tij Gazmend Ukalli, i ndau mirënjohjen Post Mortum. (Shaban Dalipi, TVM2)
