Vazhdon greva në transportin privat, Arsovska: Nuk raportohen biletat e shitura
Pas shprehjes së revoltës përmes grevës...

Pas shprehjes së revoltës përmes grevës nga ana e transportuesve privatë të Kompanisë “Slloboda Prevoz” dhe "Makeexpress", të cilët ndërprenë linjat e autobusit 9, 12, 23 dhe 45 më pretekstin se Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar borxhin, reagoi kryetarja Daniella Arsovska. Ajo tha se tregtarët privatë nuk i kanë konfirmuar biletat e shitura me llogari fiskale.
“Tregtarët privatë, sipas nenit 5 të kontratës së tyre, kanë obligim që biletat e shitura t'i konfirmojnë me llogari fiskale dhe t'i vërtetojnë në sistemin e integruar me NQP - Shkup. Kur e bëjnë këtë, nga shuma totale që NQP - Shkup i detyrohet për një kilometër eksporti, zbritet shuma që kanë bërë transportuesit privatë nga biletat e shitura. Më vjen keq që do t'i zhgënjej, por as unë, as Qyteti i Shkupit dhe as NQP nuk do të jemi aleatë në krimin që vazhdon që nga viti 2017.”,- deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska.
Ajo thekson se “Sloboda Prevoz” dhe “Makexpress” kanë ngarkuar bileta, ato para nuk i kanë raportuar dhe i kanë futur në xhepat e tyre dhe pastaj kanë faturuar 400 mijë euro nga NQP-Shkup çdo muaj. Kjo “skemë” vazhdon prej pesë vitesh.
Transportuesit privat: Të gatshëm për inspektime, padi për shpifje
Arsovska paralajmëroi shpallje të re publike, përmes së cilës transportuesit privat do të mund të aplikojnë veçmas, ndërsa nga Organizata e Transportuesve Privat kanë pohuar se janë të hapur për inspektime, ndërsa kanë paralajmëruar edhe padi për shpifje.
“Me përgjegjësinë më të lartë e them se “Slloboda Prevoz” që nga vendosja e sistemit dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë ajo që ndonjëherë ka shitur bileta për transportim të udhëtarëve. Pas vendosjes së sistemit biletat kanë nën ombrellën e ndërmarrjes e ndërmarrjes transportuese publike.”,- transportuesi privatm, Leni Jovanovski.
Takim mes Organizatës së Transportuesve Privat dhe kryetares së Qytetit të Shkupit nuk ka pasur, edhe pse transportuesit kanë kërkuar që në takim t’i shpjegojnë të gjitha pakënaqësitë e tyre. (Fitim Kryeziu, TVM2)
