Bombardimet ruse, Kievi pa rrymë, ujë dhe ngrohje
Pas granatimeve ruse, 2/3 e Kievit akoma është pa energji elektrike....

Pas granatimeve ruse, 2/3 e Kievit akoma është pa energji elektrike, ndërsa Parlamenti Europian ka bërë thirrje që Ukrainës t’i jepen gjenerator.
Presidenti ukrainas Zelenski ka bërë thirrje që Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara të marrin veprime konkrete ndaj Moskës si dënim për granatimet të cilat po i zhvillon mbi infrastrukturën civile.
“Për shkak veprimeve terroriste të Putinit mbi infrastrukturën civile, populli Ukrainas është i detyruar që dimrin ta kalojnë pa rrymë, ujë dhe ngrohje. Ne po punojmë fuqishëm që ta godasim Rusinë aty ku do ta ndjenë dhimbjen. Ne po punojmë fuqishëm në paketin e nëntë të sanksioneve.”,- tha Ursula von der Leyen nga BE.
Të gjitha qendrat bërthamore të cilat janë nën kontrollin e Ukrainës janë të shyqyr nga rrjeti i energjisë eklektike, ndërsa zyrtarët rusë kanë akuzuar se Ukraina ka shkrepur granata në afërsi të Centralit Bërthamor Zaporozhje.
“Rusia po bën të pa mundurën që ta zgjidhë sa më shpejtë që është e mundur problemin e sigurisë i cili po mbizotëron në afërsi të centralit bërthamor “Zaporozhje”, pas granatimit të fuqishëm që kanë kryer forcat ushtarake Ukrainase.”,- u shpreh një zyrtar.
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Europë kanë pohuar se ka dyshime serioze për shkeljen e ligjeve për të drejtat ndërkombëtare të njeriut, ku që nga fillimi i luftimeve në Ukrainë janë granatuar rreth 700 objekte shëndetësore.
“Dimri do të jetë rrezik i madh për miliona banorë të Ukrainës, sepse temperaturat së shpejti mund të arrijnë deri në minus 20 gradë, ndërsa Spitalet nuk do të mund të funksionojnë pa energji elektrike, spitalet e fëmijëve pa inkubator, magazinat e vaksinimit nuk do të kenë rrymë dhe nuk do të mund të funksionojnë pa frigoriferë.”,- tha një qytetar.
Në ndërkohë Moska dhe Kievi kanë bërë shkëmbimin e të burgosurve, të cilët ishin kapur që nga fillimi i luftimeve. (Fitim Kryeziu, TVM2)
