Botë

Të paktën 20 të vrarë gjatë sulmeve të armatës ukrainase në Donbas

28.01.2015 11:02

Separatistët prorusë në Ukrainën lindore kumtuan se të paktën 20 persona janë vrarë nga ana e forcave qeveritare...

"Gjatë granatimit të qytetit Stahanov kanë humbur jetën 13 njerëz, ndërsa në një sulm të ngjashëm në Lugansk ka humbur jetën një njeri", deklaroi "ministrja e Shëndetësisë" e "Republikës së vetshpallur popullore të Donjeckut", Larisa Ajrapetjan, duke shtuar se 150 njerëz janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve.
 
Edhe dy persona janë vrarë në vendin Krasniji Luç.
 
Katër civilë janë vrarë, ndërsa nëntë janë lënduar në sulmet ndaj vendeve të banuara në rajonin e Donjeckut nga ana e forcave të Kievit në 24 orët e fundit, kumtoi "ministri i Mbrojtjes"  i  "Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeckut", Eduard Basurin.
 
Ai theksoi se forcat qeveritare 68 herë e kanë shkelur marrëveshjen për armëpushim.
 
Zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes Vlladisllav Seleznjov theksoi se tre ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa 15 janë lënduar në 24 orët e fundit./mia