ASh: Rasti “Llaskarca” duhet të ketë epilog të shpejtë
24.11.2022 19:37
Aleanca për Shqiptarët...

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër për anulimin e seancës gjyqësore për rastin “Llaskarca”.
Sipas tyre, nuk mban arsyetimi për moskryerjen e super ekspertizës.
Nga kjo parti apeluan deri te organet e drejtësisë që ky rast të marrë epilog sa më shpejt, ndërkaq theksuan nevojën e vetingut në gjyqësor.
