Maqedoni
Pesë aksidente në Shkup për një 24-orësh
28.01.2015 11:06
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë e gjithsej pesë aksidenteve në trafik...

Prej tyre, dy janë me pasoja dëm material dhe tre janë me pasoja lëndime të lehta trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy këmbësorë dhe një udhëtar në një autobus.
Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbulkuar dhe sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe ata janë shkyçur nga komunikacioni, 29 shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, prej tyre shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanim, si dhe 11 këmbësorë kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë ose, madje, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm "kaçubetë" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë hequr 51 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me ç'rast pritet që qarkullimi të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese qarkulluese.
