Tetovë, Ismail Kadare shpallet qytetarë nderi

25.11.2022 14:04

Tetova shpall qytetar nderi shkrimtarin me famë botërore....

Tetova shpall qytetar nderi shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadare. Ky çmim u jepet personaliteteve te cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar për kombin shqiptar.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me këtë rast deklaroi se jemi me fat që jetojmë në kohen e shkrimtarit të madh Ismal Kadare, i cili me veprat e tij na ka bërë krenar të gjithë shqiptarëve.

“Propozimi për të nderuar z. Ismail Kadare me titullin qytetar nderi u pranua një zëri nga të gjithë antarët e këshillit të Tetovës, të cilët janë edhe lexues të veprës së tij, e cila reflekton vlera estetike të mahnitshme. Jemi me fat që jetojmë në kohën e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili gjuhës shqipe i dha forcë tjetër, shprehje artistike” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.

Pas marrjes së titullit “Qytetar nderi i Tetovës”, Ismal Kadare, tha se ndjehet i privilegjaur dhe sipas tij këto çaste janë të rralla për një shkrimtar që në të njejtën kohë të jetë para lexuesve.

“Duhet të më besoni se nuk e kam të lehtë të flas. Çastet e tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë para lexuesve të një prej qyteteve të pa fundme të botës Ilire Shqiptare. Këto janë çaste të çdo njërit shkrimtar se sa do i njohur të jetë në botë dhe në vendin e tij, i ëndron ti përjeton, pasi jeta njerëzore ushqehet nga ngjarjet e tilla. Shkrimtari është një qenie e lumtur nga kjo anë, sepse veten e vetë, shpirtin e vetë, mendjen e ka të shpërndar në mijëra mendje e shpirtra, dhe i ushqen ato ditë e natë edhe kur mendon ai se mund të flen gjumë” – u shpreh shkrimtari Ismail Kadare.

Ismail Kadare lindi në Gjirokastër me 28 Janar të vitit 1936. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në fund pjesëmarrësit kishin mundësi të marrin nga një libër të autorit me autografin e tij. (Visar Sadiki, TVM2)