Për arritje të rëndësishme për vitin 2021 ndahen mirënjohje “Të rinj të suksesshëm”
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski....

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ndau mirënjohje për të rinjë nga zona të ndryshme, mes tyre ishte edhe një 9-vjeçari, Makedon Dimitrovski.
Presidenti apeloi deri te shteti që të mos i lëshojë talentet e tilla të rrallë, të investojë më shumë në arsim dhe shkencë për t'i mbajtur të rinjtë brenda vendit.
“Me këtë njohje, ne duam të arrijmë diçka tjetër, jo më pak të vlefshme – të reduktojmë emigracionin e të rinjve dhe të arsimuarve. Një nga sfidat tona më të mëdha është gjendja e palakmueshme në të cilën ndodhet arsimi dhe shkenca në Maqedoninë e Veriut për dekada të tëra. Reformat e shpeshta në arsim dhe investimet minimale në kërkim dhe zhvillim kanë rezultuar në rezultate të ulëta në shumë vlerësime ndërkombëtare. Nuk do ta dimë kurrë se sa nxënës dhe studentë të talentuar janë lënë jashtë apo anashkaluar nga sistemi ynë arsimor, apo sa të rinj të arsimuar janë larguar në vendet e zhvilluara ku talenti dhe puna e tyre e palodhur janë kriteret e vetme për suksesin personal dhe avancimin në karrierë” – tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Tetë të rinj me rezultate të larta në fushat në të cilat studiojnë dhe punojnë morën çmimin "Rinia e suksesshme".
Edhe Trajçe Stafilov, kryetar i Komisionit që zgjodhi fituesit e çmimit "Rinia e suksesshme" për vitin 2021, dërgoi mesazh për kujdes më të madh të shtetit ndaj talentëve të rinj dhe alokim më të madh për shkencën.
“Përveç faktit që shkenca ka rëndësinë e saj në zhvillimin ekonomik, ajo ka një rëndësi të madhe edhe në afirmimin e një shteti. Prandaj, mbështetja e punës kërkimore-shkencore nga institucionet kompetente në vend është e nevojshme. Mbështetja e punëtorëve shkencorë në Maqedoninë e Veriut është e pamjaftueshme. Nuk mund të presim arritje të mëdha shkencore nëse, për shembull, projektet kombëtare kërkimore-shkencore nuk financohen për një periudhë të gjatë kohore, nëse studiuesit tanë të rinj të talentuar që dëshirojnë trajnimin dhe avancimin e tyre shkencor, nuk u jepen bursa të realizuara në vend ose nëse përjashtohen mundësitë për punësimin e tyre në fakultete dhe institucione shkencore” – deklaroi Kryetari i Komisionit për përzgjedhjen, Trajçe Stafilov.
Këtë vit kanë aplikuar 45 kandidatë në shtatë nga tetë kategoritë. Nuk u bë mirënjohje vetëm për një novator të ri sepse nuk kishte asnjë aplikim.
Një komision i posaçëm i zgjodhi shtatë fituesit, ndërsa presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ua dorëzoi çmimet. (Gyltene Sinani, TVM2)
