Gjykata e Apelit shfuqizon aktëgjykimin për rastin “Thesari”
Gjykata e Apelit ka shfuqizuar...

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar aktëgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin, në mesin e të dënuarve ishte edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ai në këtë rast është dënuar nga Gjykata Penale me 8 vjet heqje lirie.
“Gjykata e Apelit Shkup njofton se duke vepruar në bazë të lëndës e njohur në opinion si ‘Thesari’, pas seancës së, mbajtur publike, ka sjellë vendime me të cilat i pranon ankesat e të akuzuarve S.M, G.G., N.S dhe T.J të deklaruara nëpërmjet mbrojtësve të tyre, me çka e shfuqizon vendimin e shkallës së parë dhe e kthen lëndën para Gjykatës penale Shkup në rigjykim dhe vendim të sërishëm”, - thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Gjykata e Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për procedurë penale, gjë që sipas tyre e vë në pikëpyetje gjendjen faktike dhe zbatimin e drejtë të Kodit Penal. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
