Pacientët me sëmundje onkologjike, vështirësi për termine në klinikat shtetërore
Pacientët me sëmundje onkologjike....

Pacientët me sëmundje onkologjike vazhdojnë të përballen me mungesë terminesh. Ata janë të detyruar të presin me muaj për termine në klinikat shtetërore ose detyrohen ti paguajnë kontrollet privat.
“Ja po shkoj në mjek dhe asesi nuk munden të më gjejnë termin për në eho të më shohin se çka është, të pres një muaj dhe nuk mund të pres në këtë rast, sepse kam dhimbje” – tha një paciente.
Nëpërjet sistemit “Termin Im” shihet se në asnjë nga poliklinikat e Shkupit nuk mund të caktohet inçizim “eho” i gjirit dhe as në spitalet e vendit.
Në Klinikën e Radiologjisë, termini i lirë është për 33 ditë. Nga Institui i radilogjisë thonë se udhëzimet me prioritet që shfrytëzohen për diagnostikim për sëmundjet malinje, realizzohen në afatin e lejuar për 7 ditë. Çdo lloj diagnoze është problem, thonë pacientët me sëmundje malinje, që të mos presin, për kontrolle private paguajnë nga 20 deri në 60 mijë denarë.
“Sëmundja nuk pret me muaj, patjetër të shkosh privat, çka të bëjmë”.
“Kjo sëmundje nuk pret dy muaj, tash caktova termin dhe menzi e morra terminin për 19 dhjetor” – thanë disa nga pacientët tjerë të intervistuar nga TVM2.
Ministri I Shëndetësisë, Bekim Sali para disa ditësh pranoi se ky është një problem serioz dhe po punohet për ta zgjidhur. Ai paralajmëroi se pas Vitit të Ri, 12 institucione shëndetësore publike do të marrin aparatura diagnostike moderne dhe pacientët do të mund të marrin terapinë në kohë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
