Qendra kulturore bullgare me ndërtesë të re, Stojçevska dhe Minekov: Ka për qëllimin përafrimin e dy popujve fqinj
Me ceremoni zyrtare është përuauruar ndërtesa e re....

Me ceremoni zyrtare është përuauruar ndërtesa e re e Qendrës Informative Kulturore bullgare në Shkup. Ministrat e kulturës nga dy vendet fqinje theksuan se qendra do të ketë për qëllim përafrimin e dy popujve, atij bullgar dhe maqedonas.
“Dëshiroj të vijë atmosferë e re në realicionet maqedone- bullgare, me emocione të mira të bisedohet, të rritet ndjenja për kreativitet artistik, në fushën për garë kulturore, ku fitues është kultura. Qendra kulturore informative në Shkup dhe ai yni maqedonas në Sofje e kanë këtë qëllim. Të na ndërlidhin mes veti, dhe përmes kulturës të na afrojnë, si popull dhe si miq” – tha Ministrja e Kulturës e RMV-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
“Kultura është urë që na mundëson të bashkohemi të gjithë. Edhe më tepër ta kthejmë vizionin kah e ardhmja, e ardhmja ku të gjithë do të jemi bashkë, të punojmë krah për krah, duke i vërtetuar qëllimet tona të përbashkëta për ta vendosur kulturën aty ku e ka vendin në shoqërinë tonë” – u shpreh Ministri bullgare e Kulturës, Velisllav Minekov.
Me këtë rast, në këtë qendër u hap ekspozitë me fotografi të aktorëve bashkëkohorë maqedonas dhe bullgar. U theksua se dy qendrat, ai në Sofje dhe në Shkup do të përgatisin projekt të përbashkët për promovimin e muzikantëve të rinj nga të dy shtetet. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)