Futboll
Video: Antalia me kushte ideale për përgatitje cilësore
28.01.2015 11:41
Që në arritje ekipi ka hasur në kushte ideale për punë, të cilat mundësojnë futbollistëve maksimalisht dhe në qetësi larg çdo presioni të koncentrohen në realizimin e planprogramit të stafit teknik...

Skuadra e Shkëndijës prej sot ka nisur punën intenzive me nga dy seanca stërvitore në ditë. Para ditë ekipi ka punuar në palestër për ngritje të peshave, ndërsa pasdite është punuar në teren, paralelisht duke përmirësuar përgatitjen fizike dhe lojën me top.
Që në arritje ekipi ka hasur në kushte ideale për punë, të cilat mundësojnë futbollistëve maksimalisht dhe në qetësi larg çdo presioni të koncentrohen në realizimin e planprogramit të stafit teknik.
“Si që e shihni edhe vetë prej ditës së djeshme jemi këtu në Antali, një prej qendrave turisike më të mira në botë. Neve na konvenon më shumë nga ana sporive, pasi që kushtet këtu janë mjaft të volitshme si nga meterologjike, ashtu edhe nga ana hotelierike. Ajo që na intereson më tepër neve, kushtet për stervitje janë mjaft të mira dhe për këtë shkak unë mendoj se do të zhvillohet një fazë përgatitore shumë e mirë që normalisht pastaj do të na ndihmojë për të patur sezon më të mirë dhe më të suksesshëm. Gjithë çunat po bëjnë detyrat e tyre, kushtet lejojnë përgatitje të mirë dhe unë besoj se do të jetë xhdo gjë në rregull”, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Artim Pollozhani.
Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, futbollistët me profesionalizëm maksimal kryejnë detyrst e tyre, ndërsa mes veti ushqejnë një klimë familjare. Për momentin ndaras prej skuadrës punojnë Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati, të cilët vrapojnë lehtë pas intervenimeve kirurgjike që kishin kohë më parë.
Ekipi do të vazhdojë me nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa të premten pason takimi i parë kontrollues. (kfshkendija.com)
