Botë
Marrveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Maloku: E pa qartë për hapat e mëtejmë
25.11.2022 18:18
Marëveshja e arritur në mes Kosovës dhe asaj Serbisë për target...

Marëveshja e arritur në mes Kosovës dhe asaj Serbisë për target, ka shkaktuar reagime të shumta mvarësisht nga këndvështrimet. Analisti politik Albinot Maloku vlerëson se bëhet fjalë për marrëveshje që ka të bëjë me target, e cila stabilizon edhe gjendjen aktuale të sigurisë, por nuk jep vizion të qartë për hapat e mëtejmë të dialogut.
“Marrëveshja apo dakordini i ndodhur të kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë së bashku me lehtësuesin Lajcak, është një marrëveshje e cila ka të bëjë vetëm me çështjen e targave dhe stabilizimin e një gjendje e cila u krijua në Kosovë ditëve të fundit, si pasojë e një vendimi që ishte I drejtë dhe që kishte të bënte me target ilegale të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës, faktikishtë kjo marrëveshje bëri vetëm qetësimin e situatës mirpo nuk zgjodhi asgjë, dhe se kemi një regres në këtë qështje sepse këto targa tanimë nuk mund ti konsiderojmë si ilegale nga republika e Kosovës”, u shpreh analisti politik Albinot Maloku.
Malokut njëherit thekson se e gjithë kjo amulli e krijuar nuk ka zgjuar nga gjumi opozitën, e cila në këtë situatë nuk mund të krijon një krizë politike.
“Krizë politike të brendshme për momentin nuk mund të ketë për arsyje se opozita duhet ta bënë këtë, dhe në Kosovë aktualishtë nuke mi një opozitë aggressive të orientuar në kuptimin e ndryshimit të një gjendje politike , pra kriza politike në vend e shkaktuar nga Kurti nuk ka arritur të zgjojë nga gjumi një opozitë të mirfilltë në raportë me këto veprime aspak të drejta”, theksoi Maloku.
Nga ana tjetër partitë opozitare në Kosovë kanë kritikuar mënyrën se si Kryeministrin Kurti po i qaset dialogut, por kryemisnitri Kurti është kundërpërgjigjur se po përballet me pasojat e keq qeverisjes nga tri partitë që tani janë në opozitë, të cilat mes tjerash e kishin arritu marrveshjen për Asociacionin e komunave serbe.
FITIM KRYEZIU
