Botë

Granatohen termocentralet, mjekët kryejnë oreacione me fenerë

25.11.2022 18:40

Pas granatimeve ruse në infrastrukturën e kryeqytetit të Ukrainës -Kievë...

Pas granatimeve ruse në infrastrukturën e kryeqytetit të Ukrainës -Kievë, ku humbën jetën dhjetra civil, banorët kanë mbetur pa energji elektike. Kirurgët e spitaleve, por kryejnë operacionet nën dritën e fenerëve.
 
Pavarsishë vështirësive të mëdha, mjekët e kanë kryer me sukses një operacion zemre te një fëmijë. Aktualisht mjekët trajtojnë vetëm rastet emergjente për shkak të ndërprerjes së rrymës.
 
“Instituti i Zemrës ka 190 pacientë dhe 300 punonjës. Ka disa orë që nuk ka ujë dhe energji elektrike. Deri tani po e përballojmë vetë, por çdo orë po bëhet më e vështirë. Ne vazhdojmë të bëjmë vetëm operacione emergjente. Kemi një fëmijë në tavolinën e operacionit dhe dritat u fikën plotësisht.Në këtë situatë të pazakontë, ne nuk humbëm asnjë pacient. Ne do ta mbajmë frontin tonë mjekësor deri në fund të hidhur”, u shpreh kardiologu Borys Todurov.
 
Banorët e Kievit luftojnë me të ftohtin, ndërsa bombardimet vazhdojnë. Temperatura jashtë është nën zero. Kjo është Nina,e cila humbi vajzën gjatë granatimeve ruse, tani përpiqët t’i mbijetojë të ftohtit.
 
“Këtu ra granata. Vajza ime qëndronte në pragun e derës kur u granatua, në fakt copëzat e goditën në gjoks. Ajo ishte e mbushur me copa të granatës dhe nuk mbijetoi. Unë mezi mbijetoj.Këtu është shumë ftohtë, nuk di nëse do mund ta përballoj të ftohtin, jemi të varur nga rryma”, theksoi banorja e Kievit, Nina.
 
“Fatmirësisht unë vendosa koftorin e drurit dhe kështu e përballoj të ftohtin. Dal jasht gjejë dru dhe i hipi në katin e pestë. Ndryshe nuk përballohen temperaturat e ulta”, shprehet banorja e Kievit.  
 
“Unë jam 71 vjeç dhe nuk më ka mbëtur asgjë në këtë moshë. Vetëm rrënoja, çfarë mund të bëj?", theksoi banorja e Kievit.  
 
Në kohën që luftimet vazhdojnë, presidenti rus Vlladimir Putin, ftoi në një takim nënat e ushtarëve rusë të dislokuar në Ukrainë. Në mesin e tyre ishin edhe nënat e ushtarve të vrarë nëpër beteja. Në “Ditën e Gruas”, ai ju kërkoi që të mos besojnë informacionet që publikohen kundër Rusisë.
 
“Për të gjithë nënat që humbën fëmijët e tyre, ndajmë dhimbjen dhe do të bëjëm gjithcka  që ju të mos ndiheni të harruar. Doja tu them që mos besoni gjithcka që lexoni në internet, apo atë që shihni në TV,sepse ka shumë falsifikime dhe mashtime. Perendimorët mediat I kanë si armë të fuqishme”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
 
Perendimi vazhdon ta mbështesë Ukrainën.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zotua të se aleanca veri-atlantike do t’i ndihmojë Ukrainës “për aq kohë sa të ketë nevojë”. Ai, gjithashtu, tha se NATO-ja do t’i ndihmojë vendit të shkatërruar nga lufta t’i transformojë forcat e armatosura në një ushtri moderne sipas standardeve perëndimore.
 
Lufta në Ukrainë hyn në muajin e dhjetë, pas vetes ka lënë mijëra viktima dhe miliona të tjerë kanë lëshuar vendin.
 
FARIJE DAUTI BAKIU