Sportet E Tjera

Zyrtare: Majlinda Kelmendi mungon 5-6 muaj

28.01.2015 11:48

Kampionia e dyfishtë e Botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg), do të mungojë për 5-6 muaj në gara, ndërsa pas tre muajve kthehet në stërvitje...

Kjo është zyrtare, e cila u tha në konferencën e sotme. Ajo me sukses e kaloi operimin në spitalin amerikan dhe shumë shpejt do t’i kthehet arenës, medaljeve dhe fitoreve për shtetin e Kosovës.

Operimi i ligamenteve të gjurit ka përfunduar me sukses nga Dr. Florin Ramadani. 

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës dhe Majlinda Kelmendi, i janë mirënjohës Dr. Ramadanit.