Botë

Ukrainë, gjashtë milionë ukrainas ende pa energji elektrike

26.11.2022 12:31

Autoritete Ukrainase ka nisur evakuimin e civilëve nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson...

Autoritete Ukrainase ka nisur evakuimin e civilëve nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, të cilin forcat Ukrainase e rimorën kontrollin pas disa muajsh pushtimi rus. Njëqind persona u transportuan me tren në Khmelnytskyi, në Ukrainën perëndimoremes tyre janë 26 fëmijë dhe 6 pacientë të tjerë, Sulmet vazhdojnë, një numër i madh personash u plagosën nga granatimet e ndërtesave të banimit.
 
“Dëshiroj të ndalen sulmet mos gjuajn.”, tha një qytetare.
 
“I urrej Rusët mi kan marr njerzit më të shtrenjët në jetë që i kam pasur, ata janë prindërit e mi, e kam një djalë dhe për të më duhet të jetojë.”, tha një qytetare.
 
Ekipet ukrainase të riparimit vazhduan përpjekjet e tyre për të kthyer energjinë elektrike në miliona shtëpi pas sulmeve shkatërruese me raketa ruse këtë javë në objektet e infrastrukturës, duke përfshirë burimet e ujit dhe ngrohjes.
 
“Më shumë se 6 milionë familje mbeten në errësirë. Që nga kjo mbrëmje, ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev. Odesa në Detin e Zi, Lviv në Ukrainën perëndimore, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore janë disa nga zonat më të goditura.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy. 
 
Kompania kombëtare e rrjetit të energjisë, Ukrenerho tha se rreth 30% e furnizimeve me energji elektrike të vendit ishin ende jashtë funksionit. Ukrenerho tha se po vazhdonte një "restaurim i ndarë në faza" dhe se ekipet e riparimit "po punojnë gjatë gjithë kohës", por u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë. Javëve të fundit, Ukraina ka arritur që t’i rikthejë nën kontroll disa qytete që ishin pushtuar nga rusët.
 
GYLTENE SINANI