Maqedoni

Punimet në sistemin e ngrohjes në REK Manastir, Kovaçevski: Së shpejti Manastiri do ketë ngrohje

26.11.2022 13:29

Edhe pse e premtuar me vite, ngrohja qendrore në Manastir ende nuk është bërë realitet...

Edhe pse e premtuar me vite, ngrohja qendrore në Manastir ende nuk është bërë realitet. Drejtori I EMV-së gjatë vizitës në punimet që po bëhen në sistemin ngrohës në REK Manastir tha se punimet e sistemit të ngrohjes po shkojnë me dinamikë të përshpejtuar, ashtu që më në fund shumë shpejtë pritet që Manastiri të kenë ngrohje qendrore dhe të merr fund kërkesa 40 vjeçare e këtij qyteti. 
 
“Ky sistem ngrohës i cili është planifikuar para 40 viteve, e zbatojmë për vetëm dy vite dhe në përputhje me dinamikën që duhet realizuar nga viti 2025-2026 në qytetin e Manastirit duhet të vijë edhe avulli termik nga REK “Manastiri”dhe më në fund pas 30-40 viteve qyteti i Manastirit të ketë ngrohje termike të organizuar me avullin që do të jetë i prodhuar në Rek Manastiri e pastaj do të distribuohet nëpërmjet këtij sistemi të ngrohjes me nënstacionet që do ta ngrohin atë avull dhe përfundimisht qytetarët e Manstirit do të fitojnë energjens më të mirë ekologjik për ngrohje, por gjithashtu do të kenë edhe përfitim ekonomik.”, tha Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së 
 
Stoilkovski: LSDM dhe EMV keqpërdorin paratë shtetërore
 
Nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar LSDM-në dhe EMV-në për keqpërdorime të parave shtetërore dhe tenderëve. Sipas opozitës maqedonase REK Manastiri ka lidhur kontratë prej 632.000 euro me një kompani familjare të drejtorit të TEC Negotinë.
 
“Më 20 tetor SHA EMV, për nevojat e REK Manastir, lidh kontratë për prokurim publik të mallrave me kompaninë familjare të drejtorit të TEC Negotinë dhe zyrtarit të lartë në LSD, Nebojsha Stojanoviq"Hem Allians"  nga Negotina. Pronari i kompanisë është babai i tij, ndërsa menaxhere është gruaja e tij Milica Stojanoviq. "Hem Allians" është zotuar që në 12 muajt e ardhshëm për nevojat e REK Manastir të prokurojë një "komponim të pastër organik të biodegradueshëm për të parandaluar shfaqjen e pluhurit nga hiri i deponuar. Vlera e kësaj kontrate me TVSH është 39.117.000 denarë. Nënshkrues në emër të REK Manastir është drejtori Pece Matevski.”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO shtrojnë pyetjen pse në kushtet e një krize të rëndë energjetike po bëhen blerje për ditë të thata e të nxehta, derisa thonë se ka qenë e nevojshme ndërprerja e procedurës duke pasur parasysh se ofertuesi i vetëm është kompania familjare e drejtorit të TEC Negotinë.
 
ERSAN PAJAZITI