Maqedoni
Kovaçevski reagon ndaj deputetit bullgar: Politikanë të tillë janë të pa dëshirueshëm
26.11.2022 14:01
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dënoi deklaratën e djeshme të deputetit bullgar dhe liderit të partisë politike “Rilindja”...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dënoi deklaratën e djeshme të deputetit bullgar dhe liderit të partisë politike “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, i cili në hapjen e Qendrës Kulturore Bullgare në Shkup bëri një deklaratë me pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Politikanë të tillë nuk jane aspak te dëshirueshëm në vendin tonë sepse perveç përhapjes së trazirave, përveçse përhapjes së padurimit mes qytetareve te dy vendeve vetem per interesat e tyre politike, sepse nuk kane axhende tjeter politike pervecse te marrin disa pike te vogla politike duke provokuar ndjenja. Nga qytetarët tanë, politikanë të tillë nuk janë aspak të dëshirueshëm për mua personalisht në vendin tonë dhe nuk kanë pse të vijnë fare këtu.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Osmani: Raportet mes RMV dhe Bullgarisë po përmirësohen
Ndërkohë sipas ministrit të jashtëm Bujar Osmani marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë janë duke u përmirësuar dhe ka përparim në bashkëpunim të ndërsjellë. Osmani po ashtu tha se po planifikon një dialog me iniciatorët e klubeve bullgare në Maqedoni, për të parë se cili është saktësisht qëllimi i hapjes së tyre.
“Nëse ideja është integrimi i komunitetit bullgar në sistem, për të parandaluar politikat e mundshme diskriminuese ndaj komunitetit bullgar, le të shohim se cilat janë mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Nuk mendoj se zemërimi i publikut do ta arrijë këtë. Unë vetë vij nga një komunitet që dikur ishte në një gjendje të caktuar të nënshtruar. Megjithatë, dhe nga përvoja ime, mund të them se mënyra që është zgjedhur, nga ata njerëz, nga komuniteti bullgar, është rruga e gabuar. E them këtë me qëllimet më të mira. Jam i hapur për komunikim, të ulemi të bisedojmë, interesi ynë është që komuniteti bullgar të jetë i krijuar, i integruar dhe në marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha komunitetet e tjera, me popullin maqedonas dhe me popujt e tjerë që janë në vend.”, tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme i RMV- së.
Për sulmet ndaj klubeve bullgare në vend, shefi i diplomacisë në një intervistë për gazetën bullgare “Vbox7 thotë se ato janë vetëm provokime që synojnë përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
ERSAN PAJAZITI
