Maqedoni
Reparti i pediatrisë në Strugë, fluks i madh i fëmijëve të sëmurë, ka pak mjek
26.11.2022 14:29
Gripi sezonal ka mbushur repartin e pediatrisë në spitalin e Strugës. Mjekët thonë se çdo vit në këtë periudhë është e njëjta...

Gripi sezonal ka mbushur repartin e pediatrisë në spitalin e Strugës. Mjekët thonë se çdo vit në këtë periudhë është e njëjta, megjithatë këtë vit fluksi i madh ka filluar më herët. Në repartin e pediatrisë në Strugë ka vetëm 5 mjek, të cilët mbulojnë repartin e pediatrisë 24 orë dhe repartin neanotologjisë, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është shtuar. Në mungesë të mjekëve pediatër në Ohër, pacientët nga Ohri vijnë për trajtim spitalor në Strugë. Reparti ka kapacitet prej 9 shtretër, ndërsa edhe 10 shtretër të tjerë janë në dispozicion në spitalin ditor ku trajtohen fëmijët.
“Ka shumë fëmijë, me simptoma sezonale si çdo vit, ata jan simptome të ftohurit ose të griprave, mundohemi ti përballojmë, është pak rëndë, ka ni frekuencë të shtuar të fëmijëve që janë të sëmurë duke filluar nga moshat më të vogla deri në 14 vjet që i trajtojmë këtu në repartin e pediatrisë. Numri i mjekëve këtu vijn duke u zvogëluar, ishim 6 mjek njëri doli në pension, tash jemi 5, e mbulojmë repartin e pediatrisë 24 orë, repartin e neanatologjisë.”, tha Vullnet Bekteshi, mjeki pediatër në Strugë.
Mjekët thonë se në mbrëmje dhe fundjavave numri i pacientëve trefishohet, është e vështirë për ti përballuar, megjithatë bëjnë maksimumin që tu japin trajtimin e nevojshëm të gjithë fëmijëve që drejtohen në repart. Ata gjithashtu këshillojnë prindërit që sa më shumë tju shmangen gjërave që sjellin deri tek infektimi i fëmijëve.
“Pas dite dhe në kujdestari, për vikend dhe për festa numri trefishohet, ndërsa numri i mjekëve është i njëjti. Është pak numër i madh për ti kontrollu për ti ndjek, por me kta mjek që jemi mundohemi ta përballojmë, për shëndetin e fëmijëve të jemi gati çdoherë. Këshillat pak a shumë si çdo sezon janë të evitohen kontakteve të panevojshme, të përmbahet higjiena maksimale,sidomos me moshat më të vogla, higjiena, përdorimi i lëngjeve, ushqimet, vitaminat.”, tha Bekteshi.
Mjekët thonë se disa simptoma më të vogla mund të trajtohen edhe në shtëpi, megjithatë apelojnë që nëse nënat që kanë probleme me fëmijët më të vegjël vërejnë se simptomat e kolloitjes dhe teshitjes, tejzgjaten dhe nëse fëmija ka probleme me frymëmarrjen dhe mavijosje të buzëve, të paraqiten në spital për trajtim.
ILMIE ZHAKU
