Maqedoni
Kumanovë, makineri e re moderne për ndërmarrjet kumanovare
26.11.2022 15:00
Ndërmarrjet publike kumanovare, në kuadër të proektit të dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale...

Ndërmarrjet publike kumanovare, në kuadër të proektit të dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale përmes veprimtarive të ndërmarrjeve publike në Komunën e Kumanovës, kanë përfituar makineri të re moderne, e cila përmbanë kamionë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë muajve të dimrit por edhe gjatë verës për pastrimin e shtretërve të lumejve, pastrimin e deponive të egra në qytet si dhe paisje tjera moderne, në vlerë prej 62.8 milionë denarë.
Bëhet fjalë për proekt të realizuar me njësinë proektuese të Ministrisë së financave përmes nënshkrimit të marrëveshjes për mbështetje financiare të siguruar nga linja kredituse e Bankës botërore për ripërtrirje dhe zhvillim.
“Përpos mjeteve për furnizimin e këtyre paisjeve dhe mekanike, do të fitojmë edhe grant mjete prej 20% me të cilat do të sigurojmë makineri shtesë për ndërmarrjet publike komunale. Me mekanizmin që po e shohim sot rritet kapaciteti i veprimtarisë së Ndërmarrjeve publike në nivel shumë më të lartë. Me këto paisje Komuna e Kumanovës do të jetë ndër komunat më të pajisura me mjete të këtij lloji. Bëhet fjalë për makineri bashkëkohore si kamionë për mirëmbajtje dimrore të rrugëve, por edhe gjatë muajve të verës për pastrimin e shtretërve të lumejve, deponive të egra në qytet, pastaj traktorë, paisje për pastrimin e kanaleve, si dhe paisje të tjera.”, tha ndër të tjera kryetari Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Ndryshe pasijet do tu ndahen tri Ndërmarrjeve publike Komunale “Pastrim dhe Gjelbërim”, “Ujësjellësi” dhe “Kumanovagas”, të cilat do ti përdorin në aktivitetet e tyre të përditshme.
FATLUM AQIFI
