Maqedoni

Jurisprudencë, Xhelili: Reagimet ndaj Abazit ishin nxituese

26.11.2022 17:58

Reagimet dhe vlersimet për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit...

Reagimet dhe vlersimet për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishin kualifikime të tepruara dhe nxituese. Kështu vlerëson eksperti juridik Fadil Xhelili, sipas të cilit përvoja e tij prej 12 viteve prokurorë, është periudhë e mjaftueshme që një profesionist të dëshmojë vetën dhe të ballafaqohet me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
“Për hirë të së vërtetës duhet thënë se kësj radhë mënyra e zgjedhjes ka qenë më trasparentja ndonjë herë në RMV, ku shefi i prokurorisë u zgjodh nga kolegët e tij prokurorë me votë të drejtpërdrejtë. Unë mendoj se Z.Abazi, do të duhet të marr serziozisht funksionin në të cilën u zgjodh dhe kam përshtypjën se do të ia dalë me sukses, por që koha do të jetë dëshmitari më i mirë nëse do ti demantojë apo do ti vërtetojë të gjitha ato kualifikime dhe vlërsime që u dhanë me zgjedhjen e tij.”, tha eksperti juridik Fadil Xhelili.
 
Xhelili: Reformat të fillojnë nga kandidatët në akademi
 
Sipas Xhelilit sistemit të drejtësisë në vend, i duhen reforma të mirfillta, duke filluar nga kandidatët në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë.
 
“Reformat duhet të fillojnë që nga fillimi në radhë të parë të gjithë kandidatët të cilët regjistrohen apo pranohen në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë duhet tu nënshtrohen filtrave, kontrolleve të cilat do të zhvillohen nga njerëz apo organe profesionale apolitike dhe apratiake që më pas gjatë punës së tyre të mund të presim që me të vërtet të jenë të denjë, të moralshëm, imun ndaj të gjithë faktorëve të jashtëm.”, tha Xhelili.
 
Rol tejet të rëndësishëm sipas Xhelilit, ka zgjedhja e Këshillit të prokurorëve dhe Këshillit gjyqësorë e cila duhet të përbëhet nga profesionistë, me dinjitet dhe autoritet të lartë që të mund të jenë imun dhe të pa ndikuar nga politika dhe faktorët e jashtëm.
 
FLORIJE BELULII KAMBERI