Maqedoni
Ende pa energji elektrike gjashtë milionë ukrainas
27.11.2022 12:26
Kievi pritet që të goditet nga një stuhi dëbore, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero si ditën ashtu edhe natën...

Kievi pritet që të goditet nga një stuhi dëbore, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero si ditën ashtu edhe natën. Në këto ditë të ftohta dimri, miliona njerëz që jetojnë në kryeqytetin e Ukrainës vijojnë të jenë pa energji elektrike dhe ngrohje. Operatori i rrjetit Ukrenergo tha se prodhuesit e energjisë elektrike ishin në gjendje të mbulonin vetëm tre të katërtat e nevojave të konsumit, duke bërë të nevojshme kufizime dhe ndërprerje në të gjithë vendin. Presidenti Volodymyr Zelensky bëri të ditur se kufizime të energjisë elektrike ka në 14 nga 27 rajonet e Ukrainës poashtu edhe në Kiev.
“Që nga kjo mbrëmje, ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev ka kufizime të energjisë elektrike ka në 14 nga 27 rajonet e Ukrainës dhe në Kiev, për “më shumë se 100,000” abonentë në secilin prej rajoneve. Ekipet e riparimit kishin arritur të përgjysmojnë numrin e vendeve të prekura që nga 23 nëntori, një nga netët më shkatërruese të bombardimeve ruse të infrastrukturës elektrike në pushtimin nëntëmujor. Odesa në Detin e Zi, Lviv në Ukrainën perëndimore, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore janë disa nga zonat më të goditura.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.
Ukraina dhe Rusia, shkëmbejnë sërish të burgosurit
Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, gjatë të cilit u liruan dymbëdhjetë ukrainas dhe nëntë rusë. Shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak tha në Twitter se është bërë edhe një tjetër shkëmbim i robërve të luftës.
“Ne arritëm lirimin e dymbëdhjetë Ushtarëve tanë, të cilët mbronin Mariupolin, Çernobilin dhe ishullin e Gjarprit.”, ka shkruar Yermak në Twitter.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nëntë rusët e kapur ishin liruar si rezultat i procesit të negociatave. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer disa herë të burgosurit e luftës.
GYLTENE SINANI
