Maqedoni
MSH, plan për kursim të energjisë në shëndetësi
27.11.2022 13:54
Pas sjelljes së masave dhe rekomandimeve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike nga Këshilli Ekonomik-Energjetik...

Pas sjelljes së masave dhe rekomandimeve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike nga Këshilli Ekonomik-Energjetik i Qeverisë në prag të sezonit të ngrohjes, është sjellur vendim që edhe institucionet publike shëndetësore të arrijnë marrëveshje për energji elektrike përmes shitjes së EMV-së me çmim më të volitshëm se ai i bursës, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“Në koordinim me institucionet shëndetësore është përgatitur plan dhe janë dhënë udhëzime për të gjitha institucionet publike shëndetësore, për të racionalizuar faturat dhe shpenzimet për këtë qëllim, por në të njëjtën kohë, kujdesi ndaj pacientëve dhe ofrimi ikujdesit shëndetësor mbetet prioriteti kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve publike shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Shëndetësisë.
Nga Minsitria e Shëndetësisë poshtu theksojnë se deri më tani, 24 institucione shëndetësore kanë nënshkruar marrëveshje me EMV shitje dhe tashmë e marrin energjinë elektrike me çmim shumë më të volitshëm.
“Në kuadër të ndërtesës administrative të Ministrisë së Shëndetësisë nuk shfrytëzohen pajisje shtesë për ngrohje dhe përdoret ngrohje qendrore nga kompleksi klinik. Në Ministri është caktuar një person i posaçëm administrativ për të kontrolluar përdorimin racional të energjisë elektrike. Duke respektuar ndjeshmërinë e sektorit të shëndetësisë, disa nga masat i referohen përdorimit racional të ndriçimit, ndërrimit të rregullt të filtrave të kondicionerëve, zëvendësimit të dritareve të vjetra me energji efikase, vendosjes së llambave të kursimit dhe të ngjashme.”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë sipas rekomandimeve nga Qeveria, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka njoftuar se ka kursyer 47 për qind të energjisë elektrike në tetor të vitit 2022 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
GYLTENE SINANI
