Botë

Identifikohen viktimat e sulmit në Tripoli

28.01.2015 12:13

Zyrtarët në Libi thonë se tre shtetas të Taxhikistanit janë në mesin e shtatë viktimave që janë vrarë gjatë sulmit terrorist në një hotel luksoz në Tripoli...

Zyrtarët në Libi thonë se tre shtetas të Taxhikistanit janë në mesin e shtatë viktimave që janë vrarë gjatë sulmit terrorist në një hotel luksoz në Tripoli, në të cilin qëndronin kryesisht diplomatë dhe biznesmenë.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Libi, Isam al-Nas, ka thënë se viktimat e tjera në hotelin Corinthia janë një shtetas amerikan, një shtetas francez dhe dy roje të hotelit, shtetas të Libisë.
 
Kompania Crucible LLC që e ka bazën në Virginia, e ka identifikuar shtetasin amerikan si punonjës të saj.
 
Tre sulmuesit e sulmit që ka ngjarë dje, gjithashtu janë vrarë.
 
Dëshmitarët kanë thënë se sulmi është kryer nga së paku pesë persona të armatosur, të cilët të maskuar kishin hyrë në hollin e hotelit duke shtënë mbi mysafirët dhe stafin.
 
Një makinë bombë gjithashtu është aktivizuar gjatë sulmit.