Maqedoni

Skriningu bilateral, Selmani: Përveç koordinimit duhet angazhim plotësues

27.11.2022 14:22

Vazhdojnë takimet mes institiucioneve shtetërore dhe vendeve të Bashkimit Evropian...

Vazhdojnë takimet mes institiucioneve shtetërore dhe vendeve të Bashkimit Evropian për skriningun dypalësh. Javën që lam pas, përfundoi kapitulli 24, që përfshin, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Kryenegociatori me BE-në Bojan Mariçiq vlerëson se vendi në këtë fushë është mjaftueshëm i harmonizuar me ligjet e BE-së, por juristi Bashkim Selmani thekson nevojën për bashkëpunim më të madh institucional, kur bëhet fjalë për çështjet e drejtësisë në shtet.
 
“Bashkëpunimi duhet të jetë i nivelit të organizuar sepse është çështje që i përket sidomos rregullave që aplikojnë në Bashkimin Evropian. Shpresoj që edhe përfaqësuesit e Maqedonsië do të kuptojnë se fenomi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe çështjeve të tjera duan bashkëpunim të ndërsjellë. Vetëm atëherë do të arrijmë nivelin ku do të kenë të gjithë interes.”, tha për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani.
 
Selmani është i mendimit që të krijohet një trup i veçantë me përfaqësues të ndryshëm, që do të kontribonin në jetësimin sa më të shpejt të ligjeve evropiane, për shkak se konsideron mungesë vullneti tek disa partitë në  procesin integrues.
 
“Sa i përket legjislacionit, të gjitha pikat janë të koordinuara. Ka shpresa se BE kësaj rradhe është shumë e interesuar që kjo çështje të kryhet me përpikmëri. Por, nga ana tjetër, nëse e shohim vullnetin e partive tjera të cilat nuk kanë disponim, atëherë shpresoj që të krijohet një trung i veçantë brenda shtetit, ku do të bënin pjesë edhe institucione tjera, përfaqësues dhe ekspert, paralelisht të ketë edhe faktorë ndërkomëbtarë në atë trung të pavarur, që do të luftonin fenomenet që pengojnë standartizimin e BE-së.”, tha Selmani.
 
Skriningu dyplaësh vazhdon me 1 dhjetor për kapitullin 23, që inkorporon  jurisprudencën dhe të dejtat fundamentale.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU