Maqedoni

VMRO–DPMNE: Qeveria s’ka plan për ballafaqim me k. energjetike

27.11.2022 15:17

Qeveria nuk ka plan konkret për tu ballafaquar me krizën energjetike....

Qeveria nuk ka plan konkret për tu ballafaquar me krizën energjetike. Çmimet e energjisë dhe produkteve po rriten, e populli po varfërohet, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë opozitare është e patjetërsueshme që zgjedhjet parlamentare të mbahen më së voni në pranverën e vitit të ardhshëm, në mënyrë që të vije qeveri e re, e përgaditur për tu ballafaquar me krizën.
 
“Nuk guxon një qeveri e paaftë, e cila nuk ka përgjigje për problemet ekonomike të qytetarëve të mbetet në qeveri gjithë vitin. Më së voni deri në pranverë duhet të ketë zgjedhje, që qeveria e re të përgaditet, të organizohet dhe e përgaditur ta pret dimrin e vitit 2023 që të ulen pasojat ekonomike dhe ekonomia të kthehet në normalitet dhe të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve. Nëse Kovaçevski dhe LSDM janë të sigurtë se do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, atëherë ti caktojmë zgjedhjet në pranverë dhe të shohim se kush do të fiton në ato zgjedhje.”, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: 2023 do të jetë vit i rritjes ekonomike dhe pagave
 
Nga LSDM thonë se qeveria e udhëhequr nga partia e tyre arriti me sukses të përballet me krizën energjetike, përmes zbatimit të masave në vlerë prej 760 milion euro. Viti 2023 sipas partis në pushtet do të jetë vit i rritjes ekonomike, rritjes së pagave dhe pensioneve. 
 
“Buxheti për vitin 2023 parasheh mjete shtesë për pagesën e pagave dhe pensioneve, pra vitin e ardhshëm do të kemi sërish rritje të pagës minimale dhe pensioneve sipas metodologjisë së re. 800 milionë euro janë planifikuar për projekte kapitale, këto mjete janë investime direkte në zhvillimin ekonomik lokal dhe ekonominë vendore. Se viti 2023 do të jetë shumë më i mirë se ky, e vërtetojnë edhe projeksionet e BERZH-it, të cilat parashikojnë rritjen e ekonomisë maqedonase për 2.3 për qind.”, tha Darko Kaevski nga LSDM.
 
LSDM thekson se vitin e ardhshëm na pret edhe transformim të sektorit energjetik, i cili veçmë ka filluar të ndodhë në mbarë vendin. 
 
ERSAN PAJAZITI