Botë
Obama dhe Merkel diskutuan për dhunën në Ukrainë
28.01.2015 12:20
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutuar në lidhje me “rritjen e konsiderueshme të dhunës” në lindje të Ukrainës...

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy udhëheqësit kanë biseduar mbrëmë në telefon gjatë rrugës që Obama po bënte për në Shtetet e Bashkuara pas vizitave në Indi dhe në Arabinë Saudite.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy liderët kanë thënë se Rusia është përgjegjëse për mbështetjen e saj ndaj separatistëve dhe për dështimin në respektimin e marrëveshjes së armëpushimit të arritur me qëllim të ndërtimit të paqes.
Dy liderët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e finalizimit të një pakete financiare për Ukrainën.
Në javët e fundit, separatistët e kanë nisur një seri të ofensivave të reja përgjatë kufirit rus. Gjatë ditës së djeshme, liderët e BE-së kanë kërkuar nga ministrat e jashtëm që të shqyrtojnë sanksionet e mundshme ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj ofensivës së rebelëve.
Një vendim përfundimtar, nëse do të ketë sanksione shtesë, pritet të finalizohet gjatë muajit shkurt.
