Protestuesit kundër masave të Covid përleshen me policinë në Kinë

28.11.2022 11:43

Qindra protestues u përleshën me policinë....

Qindra protestues u përleshën me policinë në Shangai të dielën në mbrëmje.

Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi të , që shkaktoi vdekjen e 10 personave , të cilët nuk arritën të shpëtohen në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur për shkak të masave kundër Covid-19.

Zyrtarët e qytetit e kanë mohuar këtë gjë.

Të shtunën në Kinë u regjistruan rreth 40,000 infeksione të reja