110 vjetori i Pavarësisë, Google vishet kuqezi

28.11.2022 12:18

Google ka vendosur të surprizojë...

Google ka vendosur të surprizojë sërish shqiptarët me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së trojeve shqiptare.

Në orën 24:00 në logon kryesore motorit më të madh të kërkimit është vendosur flamuri kuqezi për të uruar shqiptarët në mbarë botën për festën e tyre më të rëndësishme.

Google ka pasur kohët e fundit disa praktika të ndryshimit të logove, në respekt të datave historike apo edhe evenimenteve të tjera. Logoja e flamurit shqiptar në faqen e Google pushtoi edhe profilet e miliona shqiptarëve.