Itali, gjenden trupat e pajetë të 7 personave
28.11.2022 12:59
Moti i keq pushtoi ishullin Ischia, afër Napolit....

Moti i keq pushtoi ishullin Ischia, afër Napolit, gjatë fundjavës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, e rrëshqitje masive të tokës.
Emergjencat civile kanë gjetur trupat e pajetë të 7 personave, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për 5 persona të tjerë të shpallur të zhdukur.
Mes viktimave janë konfirmuar 3 fëmijë, një prej tyre i porsalindur.
Autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. 2 milionë euro janë dhënë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
