Ahmeti: 28 Nëntorët e Kombit, vulosën përjetësinë tonë
28.11.2022 13:15
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, uron të gjithë shqiptarët për 28 Nëntor – Ditën e flamurit.
“28 Nëntorët e Kombit , kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare, i kanë dhënë krahë shqipes në flamur, zë gjuhës sonë të bukur dhe gjakun e pastër të bijve që rrënjët e tokës sonë të qëndrojnë përjetë të lira.
Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!” thuhet nëdër të tjera në urimin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti
