Grubi uron shqiptarët për festën e Flamurit

28.11.2022 13:44

Me rastin e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Shqiptar....

Me rastin e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Shqiptar, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi me  një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

“Themelet e përjetësisë së kombit tonë qëndrojnë në 28 Nëntorët e lavdisë kombëtare, në ato çaste që kanë qenë zëri frymëzues i qëndresës dhe lirisë ndër shekuj, ato çaste që kanë bërë flamurin tonë të jetë një nga më të vjetrit dhe më të drejtët.

Duke shikuar se si valon i lirë flamuri ynë, më erdhën në mendje fjalët e Faik Konicës: “Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta…”

Të nderuar bashkëkombas, të punojmë që ta ruajmë pastërtinë e kauzave të drejta që përfaqëson flamuri ynë! Urime të gjithëve 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!” uron Grubi në profilin e tij në Facebook.