Botë
Begaj: Ta bëjmë Shqipërinë vendin ku të rinjtë gjejnë shpresë për të ardhmen
28.11.2022 13:53
Nga Vlora e Pavarësisë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi kontributin dhe sakrificën...

Nga Vlora e Pavarësisë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi kontributin dhe sakrificën e të gjithë patriotëve që u angazhuan për pavarësinë e vendit dhe dha edhe disa mesazhe përbashkimi drejtuar politikës.
Sipas tij, Shqipëria duhet të kthehet në vendin ku të rinjtë gjejnë shpresë që të ardhmen ta ndërtojnë pikërisht aty.
“Pavarësia është një vepër e madhe e brezave të patriotëve të panumërt. Brezat të kujtojnë paraardhësit e të mbushen me krenari. I kujtojmë për atë që duhet të bëjmë për përparimin e brezave të mëtejshëm. Jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Ballkan e mbarë botën.
Kombi ynë ka forcuar pozitat dhe është bërë një faktor për paqe e stabilitet në rajon. Në fillim të dhjetorit, mbahet samiti i parë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit në Tiranë. Kjo është një ngjarje historike që na shtyn të vijojmë me reformat. Ajo që duhet të bëjmë është ta duam atdheun me vepra me shërbim, e idealizëm. Ne duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, e demokratizimit të vendit. Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit për një Shqipëri të mundësive të barabarta, e të rinjve që gjejnë shpresë që të ardhmen ta ndërtojnë në vendin e tyre.”, u shpreh Begaj.
