Bushi: Kombi duhet nderohet, bashkohet dhe forcohet me vepra

28.11.2022 14:15

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ka uruar 110 vjetorin e ditës së Flamurit dhe mëvetësisë së trojeve shqiptare

“Kombi duhet, nderohet, bashkohet dhe forcohet përmes veprave. Lidhja e kombit po bëhet përmes ngritjes së Korridorit 8 dhe rrugës së Kosovës por edhe përmes krijimit tashmë me marrëveshje të nënshkruar midis qeverive tona për hapjen pikë kalimeve të përbashkëta në kufijtë tanë me Shqipërinë e Kosovën.

Nëntori ynë i lavdisë, Nëntori i Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Adem Jasharit do të vazhdoj të na bashkoj deri në frymën e fundit rreth flamurit dhe qëllimit të lidhjes mes nesh”, shkruan ndër të tjera zv. ministri i brendshëm, Nazim Bushi,  në urimin e tij.