Botë
Liderët e Shqipërisë dhe Kosovës sëbashku në Vlorë për festën e 28 Nëntorit
28.11.2022 14:34
Ashtu si edhe 110 vjet më parë, liderët shtetërore zgjodhën Vlorën për të ngritur simbolikisht flamurin....
Ashtu si edhe 110 vjet më parë, liderët shtetërore zgjodhën Vlorën për të ngritur simbolikisht flamurin.
Në ditën e pavarësisë, të pranishëm në qytetin bregdetar ishin që nga presidenti Bajram Bega e kryeministri Edi Rama, deri të homologët e tyre Vjosa Osmani e Albin Kurti.
Presidenti kërkoi që Shqipëria të jetë zë i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare edhe për Kosovën.
“Kemi rrugë të gjatë përpara, ta duam atdheun me vepra shërbim e idealizëm si patriotët e mëdhenj që nderojmë sot. Shqipëria ka detyrim të mbështesë shqiptarët kudo ku jetojnë. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare. Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik.Patriotët e mëdhenj që nderojmë sot janë shembulli më i mirë i bashkimit për interesat kombëtare.”, tha presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Shumë qytetarë brenda dhe jashtë shqipërisë, ishin në Vlorë për festën e flamurit.
“Kam 30 vite që jam në mërgim, por me shpirt jam në Kosovë dhe Shqipëri, kam shumë emocione se vij për herë të parë në kët 110 vjetor.”, u shpreh një qytetar.
“Vij nga Kosova, kemi ardhur se në këtë ditë madhore duhet të ejmi së bashku. Është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit Shqiptar.”, tha një qytetar.
“Unë kam qenë vjet erdha erdha dhe sivjet, kam ardhur direkt nga Zvicra, është nder për mua.”, u shpreh një qytetar.
“Këto ditë gëzuar me flamujt kuq e zi duek valuar, urime pavarsia e popullit Shqiptar.”, tha një qytetar.
“Urojëm të gjithë shqiptarëve festën e flamurit dhe clirimit, urojmë an e mbanë botës të gjithë të gëzuar.”, u shpreh një qytetar.
Edhe për 110-vjetor demokratët qëndruan larg qeverisë e mazhorancës, duke zgjehdur që urimet t’i përcjellin nga rrjetet sociale. Pavarësinë e uroi edhe sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ambasadorja Yuri Kim, kreu i delegacionit të BE në Tiranë dhe ambasadori britanik.
LULJETA NDOKA
