Maqedoni
Kumanovë - Likovë, festohet Dita e Flamurit
28.11.2022 15:09
Edhe në rajonin e Kumanovës dhe Likovës me njës sërë aktivitetesh u kremtua 28 Nëntori – Dita e Flamurit.

Edhe në rajonin e Kumanovës dhe Likovës me njës sërë aktivitetesh u kremtua 28 Nëntori – Dita e Flamurit. Aktivitete kulturore artistike janë mbajtur gati në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën Shqipe, kurse Manifestimi qëndror u mbajt në Sallën e sporteve të Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë.
“Të flasësh për historikun e 22 dhe 28 nëntorin është enciklopedi në vete, të gjithë ne bashkarisht duke respektuar njëri tjetrin të punojmë dhe të angazhohemi sa më shumë për unitet të përgjithshëm”, tha mes tjerash kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Këtë flamur dhe këtë ditë nuk na e kanë dhururar ndokush dhuratë, ju kasha lutur juve të reja e të rinjë që ta ruani këtë ditë, ta kultivoni e festoni me dituri dhe të mira që ti kontribuani vatanit dhe popullit tuaj.”, tha para të pranishmëve, Sadulla Duraku.
Ndryshe gjatë tërë javës nga 22 nëntori në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe janë mbajtur aktivitete me moton “Festat e nëntorit”.
FATLUM AQIFI
