Rashkovski, padi penale ndaj Ruskovskës dhe Trajçevës

28.11.2022 15:21

Ish sekretari general i Qeverisë, Dragi Rashkovski....

Ish sekretari general i Qeverisë, Dragi Rashkovski, i akuzuar për rastin "Softverët" ka ngritur padi penale kundër dy prokuroreve publike Villma Ruskoska dhe Ivana Trajçeva.

Padia përfshin disa vepra penale në mesin e të cilave, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, heqje lirie në mënyrë të kundërligjshme, pengesë për të dëshmuar etj. Me veprimin e tyre prokurorët e kanë vënë në hamendje gjykatësin pasi që nuk i kanë dorëzuar dëshmi të kompletuara, teksa kanë dhënë edhe dëshmi të rrejshme.

Sipas Rashkovskit, Prokuroret kanë mbledhur dëshmi para hetimit, por i kanë fshehur kur është dashur të vendoset për paraburgimin.

Në vazhdim paralajmëroi dhe padi të tjera penale.

“Bëhet fjalë për një veprim dashakeqësh nga ana e këtyre dy prokurorëve .Punë e pandërgjegjshme ,bëhet fjalë për prokurorë që janë një kohë të gjatë në pozita, gjithsesi se nuk mund të nxirren në atë se nuk e kanë ditur se çfarë po bëjnë”. -  tha Ish Sekretari gjeneral i Qeverisë, i akuzuar për rastin "Softverët".

Sa i përket komentimit të padive të dërguara në adresë të dy prokuroreve, Ruskoska për TVM tha se gjithsecili ka të drejtë të ngrisë padi” "Secili ka të drejtë kundër seilit të ngrit padi penale. I tillë është ligji."” –

Rashkovski akuzohet për rastin “Softuerët” i cili përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush.

Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm.

Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)