Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme, Kovaçevski: VMRO të punojë në nivel lokal

28.11.2022 15:53

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vazhdon të refuzojë zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga VMRO-DPMNE...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vazhdon të refuzojë zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga VMRO-DPMNE. Opozita duhet të shtojë anagazhimin në komuna dhe përmbush premtimet e dhëna në të mirën e qytetarëve e jo të këmbëngul në zgjedhje të parakohshme, ishte porosia e kryeministrit Dimitar Kovaçevski drejtuar VMRO–DPMNE-së. Kryeministri theksoi se angazhim i opozitës duhet shikuar në qytetin e Shkupit pas kaosit të krijuar me paralazimin e transportit publik.
 
“Nuk mund të jetë arsyetim i VMRO–DPMNE–së se ata janë acaruar me kreyatern e qytetit të Shkupit, e cila është kandidatja e tyre, pasiqë ata e promovuan ata nëpër Shkup, nuk shkova unë; dhe tani ne u hidhëruam, por për të mirmenaxhuar Shkupin na duhen zgjehdje parlamentare. Kjo punë nuk kalon. Le të punojnë që të funksionojnë komunat.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Ahmeti: Jo zgjehdje, vijojnë bisedimet Kovaçevski – Taravari
 
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje në situatën në të cilën gjendet vendi. Ndërkohë sa i përket zgjerimit të qeverisë me ASH-në, Ahmeti është shprehur se bisedimet janë duke u zhvilluar.
 
“E para kjo nuk ka të bëj me interesat e ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik të përcaktuar për proceset evropiane. Zoti Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje, me rëndësi që palët kanë shpreh vullnet për një proces që do unifikim dhe koordinim. Nuk është biseduar për ministritë, këto detaje nuk janë biseduar.”, tha kryetari i BDI–së, Ali Ahmeti.
 
ASH: Presim ofertë konkrete për hyrje në qeveri
 
Nga Aleanca për Shqiptarët janë shprehur se nuk kanë ofertë konkrete nga ekzekutivi për hyrje në qeveri, pasi për një hap të tillë do të përpilonin platformë konkrete në interes të qytetarëve.
 
“Nuk kemi ende ofertë dhe as bisedime. Ka sinjale, i keni dëgjuar edhe vetë përfaqësuesit qeveritar se kanë interesim. Por nëse vjen ndonjë propozim, ne do të përpilojmë platformë konkrete, program qeverisës me pika që ne vlerësojmë se janë të rëndësishme.”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët të cilët me kthimin e përgjigjes pozitive nga qeveria do të shqyrtojnë marrjen e përgjegjësive dhe përjashtojnë veten nga pazare të tjera politike.
 
MERALE ISMAILI