UNT, filloi rekonstruimi i objektit te ish kazerma

28.11.2022 16:05

Në ish - kazermën ushatarake “Ilinden”...

Në ish - kazermën ushatarake “Ilinden” filloi rikonstruimi i objekteve të Universitetit “Nënë Zereza” në Shkup. Me rastin e 28 nëntorit përfaqësues të egzekutivit prezantuan projektin e një prej objekteve të këtij universiteti, i cili pritet të rekonstruohen deri nga mesi i vitit të ardhshëm.

Rekonstruim i këtij objekti kushton 1.2 milion euro.

“Edhe pse në pamje të parë, siç edhe e shifni pamja e hapësirës ku gjendemi, lë shumë për të dëshiruar, gjendja është siç është, hapësira të lëna pas dore, ndërtesa të ruinuara, por besoni se shpejti ky ambient do të jetë një ambient shumë i bukur me plotë rini, që do të edukohen do të përgaditen të pajisjen me dije me zotësi, shkathtësi dhe me kompenteca konkuruese në të ardhmen” – tha Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” Shkup, Izet Zeqiri.

“Është i rëndësishëm fakti dhe përkushtimi i Qeverisë sepse unë jam në pjesën e dytë ministër i arsimit dhe shkencës ka qenë një punë me përkushtim të veçantë për të gjithë vendimet e Qeverisë nën udhëheqjen e zëvendëskryeministrit të parë që janë sjell për gjithë këto objekte dhe kompletimi i tyre objekteve që do të bëhet me dedikim të veçantë për UNT por gjithashtu me vendim Qeverie  është bërë përshatja e programit apo projektit të më parëshëm të UNT-së që të mund të realizohet ai kompleks universitar po në të njëjtin lokacion ku ndodhemi këtu sot.” – deklaroi Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Veprat flasin qartë për përkushtimin që i bëhet arsimit cilësor në gjuhën shqipe, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Si sot 21 vite më parë  dikuj ti thoshe që unë do të jem bashk me ju këtu, dhe ju bashk me mu këtu nuk do të besonte asesi. Falimnderit me kaq e kry, le të flas universiteti ku e lë unë le të vazhdojë universiteti” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Alu Ahmeti.

Viti i ardhshëm pritet të filloj ndërtimi i kampusit të ri universitar, një kompleks ndërtesash studimi, që  do të kushtoj rreth 25.5 milion euro.

Kohë më parë Qeveria i ndau tokë prej 50 mijë metrash katëror dhe dy objekte të mëdha ushtarake UNT-së, ndërsa para dy javësh filloi prishjen e tre objekteve jofunksionale tani më në pronësi të saj. (Rexhep Qamili, TVM2)