Pas një pauze prej 34 vitesh, skiator rus triumfon në garë të Kupës së Botës
Skiatori italian, Stefano Gross, me gjithë përpjekjet nuk arriti më shumë se në vendin e dytë, ku ngeci për një sekondë e 44 qindtat nga fituesi i garës, rusi Alexander Khoroshilov...

Gara ishte mjaft interesante, por si befasi doli Khoroshilov, i cili triumfoi në sllallom në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë. Gjermani Felix Neureuther renditet në vend të tretë por me kohë më të dobët për shtatë të qindtat se pozita e dyta.
Gjermani tjetër, Fritz Dopfer, zuri vendin e katërt dhe 19 të qindtat e ndanë nga podiumi, kurse Mattias Hargin nga Suedia mbeti në vend të tetë dhe një pozitë më poshtë Markus Larsson.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, kryeson me 1014 pikë, pasojnë: Kjetil Jansrud 834, Felix Neureuther 662, Alexis Pinturault 654, Fritz Dopfer 637, Dominik Paris 603, Hannes Reichelt 438, Henrik Kristoffersen 433 me pikë, kurse në renditjen e përgjithshme në sllallom, Felix Neureuther, udhëheq me 540 pikë, pastaj Marcel Hirscher 474, Fritz Dopfer 399, Stefano Gross me 384 pikë.
