Maqedoni

Akademi solemne për 28 Nëntorin, Xhaferi: Bashkë në synimet euroatlantike

28.11.2022 16:30

Po festojmë bashkë ashtu siç jemi bashkë në synimet strategjike dhe aspiratat euroatlantike...

Po festojmë bashkë ashtu siç jemi bashkë në synimet strategjike dhe aspiratat euroatlantike. Kështu deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi, në akademinë solemne në Shkup me rastin e 28 nëntorit.  
 
“Jemi tubuar këtu për të kremtuar bashkë njëlloj siç jemi bashkë në përcaktimet tona strategjike dhe aspiratat tona euroatlantike. Jemi bashkë në NATO do të jemi bashkë edhe në BE,sepse përcaktimi ynë i përbashkët shtetëror dhe rajonal për integrimin evropian është udhërrufyesi i vetëm i cili na motivon që të punojmë me përkushtim dhe në mënyrë të palodhshmepër tu bërë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane.”, tha kryetar i i kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
 
Ahmeti: Falë dëshmorëve festojmë të lirë
 
Gjaku dëshmorëve ka bërë që festat e nëntorit, ditën e flamurit shqiptërët të kremtojnë të lirë tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Teksa numëroi dëshmorët e rënë Ahemti theksoi se falë tyre kremtimet e festave nuk mbahen më fhsehurazi. 
 
“Nga do që eca vetëm gëzime pash sot dhe ky gëzim po ndërtohet mbi gjakun e këtyre njerëzve të cilëtët në jetë e jetëve duhet ti kujtojmë sepse nga gjaku i tyre ne sot jemi bërë bashk sot këtu festojmë të lirë. Ia kemi lënë historisë që ne festat e nëntorit i festonim fshehurazi që flamuri shqiptarë fshehurazi të ngritet që shpresat mos humbnin por duhet kujtuar atë që na mbajti shpirtin gjallë 500 vjet me radhë Gjergj Kastriotin-Skërbeun, duhet kujtuar etjen e pavarsisëdhe të nëntorit të dytë Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin e Isa Boletinin.”, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti.   
 
Reka: Po jetojmë shekullin e shqiptarëve
 
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Fatos Reka vlersoi se shqiptarët po jetojnë shekullin e tyre dhe se duhet shfrytëzuar atë për përparim. 
 
“Historia na dëshmon se popujve tanë u është dashur gjithnjë që të luftojnë së tepërmi për të ruajtur lirinë e tyre prandaj mbështetja reciproke mes fqinjëve në rajon merr rëndësi të veçantë. Shekullu ku po jetojmë është shekulli i shqiptarëve e duhet sdomosdoshmërisht të mos e humbasim shansin për përparim.”, tha ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.
 
Qehaja: Rikujtojmë sakrificën sublime të popullit 
 
Ambasadori i Republikës së Kosovës Florian Qehaja mes tjerash theksoi se kjo ditë rikujton sakrificën sublime të popullit shqiptarë për barazi.
 
“Është pikërisht kjo ditë e cila na e rikujton sakrificën sublime të popullit shqiptarë për të arritur barazinë për të luftuar padrejtësinë dhe për të ruajtur dinjitetin. Ne kujtojmë mijra e mijra bashëkombas që u flijuan nëvatra të ndryshme historike për të rritur synimet legjitime për barazi me popujt e tjerë dhe për të jetuar dinjitetshëm.”, tha ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.
 
Akademia solemne u mbajt me rastin e shënimit të 28 Nëntorit ditës së flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar. 
 
NAIM RAMADANI