Maqedoni

Çair, sh. f. Adem Jashari shënon 28 nëntorin

28.11.2022 16:54

Atmosfera që krijuan nxënësit ishte mbreslënëse me një koreografi të bukur të vallave tradicionale....

Atmosfera që krijuan nxënësit ishte mbreslënëse me një koreografi të bukur të vallave tradicionale. Por mësimdhënësit janë ata që ndër vite frymëzojnë nxënësit se si ti kultivojnë traditat kombëtare dhe të ruajnë me zili historinë tonë kombëtare. 
 
“Shum partiot kanë dhënë shpirt për lirinë tonë, na cekin edhe shum gjëra tjera që ne nuk duhet ti harrojmë si popull shqiptar.”, u shpreh një nxënëse.
 
“Unë dua ta respektojmë kombin tonë, dua të vazhdojnë fëmijët me programe dhe të mos i ndalojnë asnjëherë.”, tha një nxënëse.
 
“Jam krenar që jam shqiptar dhe i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë.”, u shpreh një nxënës.
 
“Besoj se secili nxënës në kët shkoll di diçka për traditat tona shqiptare.”, tha një nxënës.
 
“Uroj që çdohere po me kët eufori ta festojmë i falenderojmë grupin e nexënësve që ishin me vulnet dhe shum të përkushtuar për këtë festë dhe arsimtarëve tanë profesionalistë në këto lëmi.”, tha Fitore Qirezi, drjtoreshë e sh. f Adem Jashari.
 
“Me aktivitet të ndryshme, poezi lojëra ritmike i përkushtohemi shumë festave kombëtare dhe tua mbjellim dashurinë flmijëve ndaj atdheut ndaj kombit dhe e vetmja dëshirë është simboli ynë që është mbjelur me shqiponjën dykrenare.”, tha Zylfija Grainca, mësuese.
 
Shënimi i 28 nëntorit në shkollën fillore Adem Jashari është shëndërruar në traditë që përçohet tek gjenaratat e reja.
 
FLUTURA LATIFI